24 Prill 2024

Monika Beluçi pozon nudo me vajzën 5 muajshe

Romë, 29 tetor - Aktorja italiane Monika Beluçi edhe pse ka 46 vjet është në formë të përkryer.

Ajo ka pozuar e zhveshur për numrin e nëntorit të revistës italiane “Ueniti fer”, duke mbajtur në duar vajzën e vet pesëmuajshe.

Fotosesioni në revistë do të jetë pjesë e librit me shumë fotografi me portretet e saj gjatë viteve që do të botohet shumë shpejt.

Fotografitë janë bërë nga fotografë të njohur Brus Veber, Piter Lindberg dhe Elen vof Unbert.

“Asnjëherë nuk kam pasur trup për top-modele. Unë jam e gjatë, por jo shumë. Kam forma, por asnjëherë nuk kam pasur nevojë të mbaj dieta”, deklaroi Beluçi për “Aksidental seksines”.

Në intervistën për revistën, Beluçi shpjegi se momentalisht po xhiron dy filma, prej të cilëve njëri është me Rober de Niron, si edhe një reklamë për “Dolçe e Gabana”.

Monika Beluçi ka dy vajza, Deva dhe Leoni, me bashkëshortin e saj, aktorin Vinsan Kasel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)