12 Gusht 2022

MKRS vazhdon partneritetin me BE-në dhe UNDP-në për trashëgiminë kulturore

Prishtinë, 18 qershor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), së bashku me Instrumentin e BE-së (BE) që i kontribuon Stabilitetit dhe Paqes (IcSP), zyrën e BE-së në Kosovë dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, lansuan projektin: "Trashëgimia Kulturore si Drejtuese e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social", financuar nga BE-ja.

Ministri z. Hajrulla Çeku, Tomáš Szunyog, Përfaqësuesi Special i BE-së, Asier Santillan Luzuriaga, Atashe - Zyrtar i Reagimit ndaj Krizave, EU IcSP, Niels Knudsen, Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, ishin të pranishëm sot në Ministri dhe shënuan vazhdimin e bashkëpunimit për iniciativat e trashëgimisë kulturore në Kosovë që synojnë ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve, promovimin e dialogut, mirëkuptimit dhe nxitjen e ndjenjës së pronësisë së përbashkët të trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës mes të gjitha komuniteteve.

Ministri Çeku theksoi rëndësinë e një programi të tillë dhe ndër të tjera tha "Trashëgimia jonë kulturore është universale, ajo i bashkon njerëzit, kontribuon në paqen e qëndrueshme dhe ringjalljen ekonomike.''

''Qeveria jonë do të veprojë e vendosur në mbrojtjen e trashëgimisë si dhe do të kundërshtojë çdo përpjekje për të përdorur trashëgiminë si faktor përçarës midis komuniteteve. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë, BE-së dhe UNDP-së për një program të hartuar me shumë mençuri që lidh trashëgiminë dhe kohezionin. Ne jemi veçanërisht të lumtur që programi respekton diversitetin kulturor të vendit tonë përmes restaurimit të xhamive, kishave ortodokse, kishave katolike, teqeve, kullave, shtëpive tradicionale, varrezave, muzeve dhe hapësirave publike".

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me këtë rast foli për rëndësinë që ka ky projekt, qëllimin social dhe bashkimin e forcave që trashëgimia kulturore të shërbej për ofrim mes komuniteteve. Gjithashtu shprehu edhe një herë përkrahjen e vazhdueshme që BE do të bëjë në këtë drejtim.

“Trashëgimia kulturore është një nga faktorët kryesorë në afrimin e njerëzve, prandaj implementimi i një projekti të tillë kërkon shumë punë në terren dhe punë me njerëzit e Kosovë tha Niels Knudsen, Zëvendës Përfaqësuesi i UNDP-së i cili gjithashtu theksoi "Ne shpresojmë që të jemi pjesë e këtij projekti emocionues por edhe të ndërlikuar, i cili përfundimisht do t’i sjellë dobi popullit të Kosovës".

I ftuar special në këtë ngjarje ishte Asier Santillan Luzuriaga, Atashe - Zyrtar për Reagim ndaj Krizave, IcSP i BE-së, i cili shpjegoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të trashëgimisë kulturore dhe diversitetit kulturor.

Projekti" Trashëgimia Kulturore si Drejtuese e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social" është financuar nga Instrumenti i Komisionit Evropian, Kontribues për Stabilitetin dhe Paqen (IcSP) dhe do të zbatohet në komuna të zgjedhura në të gjithë Kosovën. Kontributi i BE-së është 2 milion Euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)