19 Prill 2024

MKRS nënshkruan memorandum me Institutin Albanologjik të Prishtinës

Prishtinë, 17 shtator - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ky memorandum u nënshkrua në kuadër të ditëve evropiane të trashëgimisë.   

Pas nënshkrimit të memorandumit ministrja Dumoshi tha se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është realizimi i interesave të dyanshme në fushën e ruajtjes, mbrojtjes dhe komunikimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Ministrja gjithashtu theksoi që trashëgimia kulturore e shpirtërore është pjesë kyçe e programit qeverisës.  

 “Pas nënshkrimin të këtij memorandumi na mundësohet realizimi i aktiviteteve dhe hulumtimeve shkencore me rëndësi për trashëgiminë kulturore të Kosovës, si pjesë e fushëveprimtarisë dhe programeve të punës të të dyja institucioneve në fushat specifike studimore si në etnologji, folkloristikë, etnomuzikologji dhe arkeologji” tha ministrja Dumoshi.  

 Ajo tutje tha se në kuadër të muajit të trashëgimisë jemi të përkushtuar maksimalisht që ta ruajmë dhe promovojmë kulturën dhe traditën e vendit tonë.  

Ndërkaq, drejtori i institutit Albanologjik të Prishtinës Hysen Matoshi, falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe tha se me pas nënshkrimit të këtij memorandumi do të realizojmë programe të përbashkëta për ruajtjen, mbrojtjen dhe komunikimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)