06 Dhjetor 2022

MKRS ndan 500 mijë euro për Tregun e Punës, për 400 të rinj punëkërkues

Prishtinë, 20 tetor - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, dhe Përfaqësuesja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Maria Suokko, kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit mes MKRS-së dhe UNDP-së për zbatimin e projektit Programet Aktive të Tregut të Punës 2, konkretisht programit të praktikës në punë në Kosovës.

Programi do të ndihmojë rreth 400 të rinj të regjistruar në Agjencinë e Punësimit, si punëkërkues që të bëjnë praktikë në punë, në sektorin privat por edhe në institucione publike dhe kështu të aftësohen profesionalisht, ndërkaq, financimin për 6 muaj do ta bëjë MKRS-ja me një fond prej gjysmë milioni euro, që do të zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Do të synohen ato kompani dhe ato institucione të cilat pas përfundimit të punës praktike do të kenë mundësi të ofrojnë mundësi të punës më afatgjatë.

Me këtë rast, Ministrja Dumoshi, ka vlerësuar se nëpërmjet kësaj marrëveshje, bëhet e mundur përkrahja e të rinjve në tregun e punës, dhe se MKRS-ja ka treguar gatishmëri të përfshihet në këtë kontribut për mbështetjen e të rinjve të Kosovës.

“Ne jemi befasuar sivjet, ndonëse kohë pandemie, por interesimi i të rinjve për programet e MKRS-së ka qenë shumë i madh. Vetëm në fushën e edukimit për ndërmarrësi, ne kemi paraparë të certifikojmë 400 të rinj, por për shkak të interesimit të lartë, kemi shpërndarë mbi 1200 certifikata për të rinjtë. Për planet për vitin e ardhshëm ne do të rrisim buxhetin për trajnime për të rinjtë. Duke e parë tërë këtë interesim si dhe vështirësitë që kanë të rinjtë, ne bazë të kapaciteteve që kemi për këtë vit, kemi kontribuuar për të rinjtë në punën praktike që t'i ndihmojmë ata”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, përfaqësuesja e UNDP-së, Suokko, shprehu falënderimin e ministres Dumoshi dhe të MKRS-së për besimin ndaj UNDP-së, që ajo ta zbatojë projektin për Tregun e Punës.

“Për shkak të pandemisë, të rinjtë janë ndër më të prekurit dhe kjo përkrahje që po jepni do të jetë e dobishme për ta, andaj ju falënderoj për reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë që në kohë krize keni ndërmarrë veprime për përkrahjen e të rinjve”, u shpreh Suokko.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)