29 Mars 2024

Ministrja Dumoshi priti Kuvendin e të Rinjve në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Prishtinë, 12 gusht - Me rastin e 12 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi bashkë me zv-ministrat Valdete Bajrami, Arbër Grabovci, Engelbert Zefaj, Halil Matoshi dhe përfaqësues të MKRS-s priti në zyrën e saj një grup të rinjsh nga Kuvendi i të rinjve të Kosovës me të cilët diskutoi për planet e Ministrisë në fushën e rinisë dhe ndoqi shqetësimet dhe sugjerimet që ata kanë.

Ky takim ishte i veçantë për faktin se të rinjtë pjesëmarrës ishin nga komuniteti shqiptar, serb dhe RAE andaj edhe diskutimi dhe preokupimet ishin nga perspektiva të ndryshme.

Ministrja u shpreh e lumtur që ndonëse në rrethana pandemie MKRS po shënon ditën e rinisë.

"Shënimi i kësaj dite synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, me qëllim që të pranojë dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë. Andaj edhe ne si Ministri dhe si bartës të institucioneve që përkrahin fushën e rinisë ndonëse në rrethana pandemie u përpoqëm që kjo ditë mos t'i mungojë kalendarit të ditëve të shënuara"- u shpreh ministrja Dumoshi.

Kastriot Luma nga Kuvendi i të rinjve të Kosovës e falënderoi ministren për pritjen e përzemërt dhe u shpreh i lumtur që MKRS ka treguar gatishmëri që të mbështesë të rinjtë e Kosovës.

Ministrja Dumoshi i njoftoi për punën që po bëhet në plotësim ndryshimin e ligjit për fuqizimin e rinisë për të cilin ka pasur kërkesa të ndryshme nga Kuvendi i të Rinjve, KVRL-të dhe organizatat rinore.

Ajo i njoftoi edhe për projektet të cilat janë ndarë dhe do të ndahen nga MKRS, në shumë totale prej 820.000 eurosh. Kjo shumë akomodon sado pak nevojat rinore dhe reflekton rëndësinë që institucionet kanë për fushën e rinisë.

Ministrja Dumoshi falënderoi për vizitën i përgëzoi për aktivitetet e tyre të vazhdueshme dhe u premtoi që do të mundohet maksimalisht që do të shtyjë përpara ide sa më inovative dhe përmbushëse për të rinjtë e Kosovës.

-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)