27 Janar 2023

“Mbijetesa dhe shkolla” mirëpritet edhe në DEA Open Air International Film Festival

Tiranë, 16 tetor - Filmi dokumentar “Mbijtesa dhe shkolla”, me skenar e producent Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit dhe drejtor fotografie Bekim Qyqalla, u prezantua me sukses edhe në kuadër të DEA Open Air Internacional Film Festival në Trianë.

Ky projekt filmik u shfaq sot në ambientet e Universitetit të arteve në kryeqytetin shqiptar në Tiranë.

Filmi u mirëprit nga shikuesit e shumtë dhe nga kineastë të shumë vendeve që po marrin pjesë në këtë festival.

 Krahas luftës për liri, populli shqiptar i Kosovës arriti që të organizojë mësimin për fëmijët edhe në malet e Berishës  gjatë luftës në Kosovë. Fokus i këtij filmi dokumentar është pikërisht "Mbijetesa dhe shkolla", sakrifica e luftëtarëve të lirisë, prindërve, arsimtarëve dhe e organizatave humanitare ndërkombëtare për mbajtjen e mësimit në shkollën e najllonit jo fort larg pozicioneve të forcave ushtarake e policoe serbe.

Të përkujtojmë se  filmi “Mbijetesa dhe shkolla” deri tani ka marrë pjesë me sukses në 21 festivale me renome ndërkombëtare të filmit dokumentar.

Në një konkurrencë të madhe ndërkombëtare, filmi është vlerësuar lartë nga juritë profesionale të festivaleve të filmave dokumentarë në vende të ndryshme të botës, ku ka marrë 11 çmimin e parë, duke u shpallur filmi më i mirë dokumentar i metrazhit të shkurtër.

Gjatë muajve të ardhshëm ky film do të prezantohet edhe në disa festivale të njohura në mbarë botën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)