07 Shkurt 2023

"Mbijetesa dhe shkolla" merr çmimin për skenarin më të mirë në Indi

New Delhi, 3 shkurt - Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”, shpërblehet me çmimin e Jurisë profesionale për skenarin më të mirë në Bettiah International Film Festival në Indi.

Skenarist dhe producent i këtij filmi është Nuhi Bytyçi. Regjinë e tij e ka bërë Ilir Kabashi, ndërsa Drejtor i fotografisë & Montazhi Bekim Qyqalla. Muzikën e filmit e ka bërë Shkodran Tolaj.

Në një konkurrencë shumë të madhe të afër 600 projekteve filmike të seleksionuar nga mbarë bota  nga juria profesionale e Bettiah International Film Festivalit 2021, filmi “Mbijetesa dhe shkolla” i shtëpisë filmike “IDEA” e Prishtinës, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe simbolikisht edhe nga Komuna e Prishtinës, ka rritur që të marrë shpërblimin e partë për skenarin më të mirë për dokumentar.

Ky është çmimi i 14 deri më tani për këtë film dokumentar në festivalet më me renome ndërkombëtare.

Gjatë periudhës së ardhshme, ky film do të prezantohet edhe në disa festivale tjera ndërkombëtare të filmave dokumentarë në Evropë dhe SHBA.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)