09 Shkurt 2023

Martesë sekrete për Cruz e Bardem

Madrid, 15 korrik - Mesa duket Korriku është muaji i gëzimit të Spanjës dhe spanjollëve. Fillimisht fitorja e Nadal në Wimbledon, më pas festa me dema që u pasua nga Kupa e Botës dhe tani martesa e yllit të njohur hollivudian Penelope Cruz.

Bukuroshja iberike i ka thënë “po” para altarit të fejuarit të saj, Javier Bardem. Gjithcka ka ndodhur në fillim të muajit në sekret të plotë në Bahamas, ku në ceremoni kanë marrë pjesë vetëm pak miq dhe familjet. Dy aktorët janë bashkuar në xhirimet e filmit “Vicky Cristina Barcellona”.

Të dy aktorët janë nderuar me nga një cmim Oscar. Nga ceremonia dihet vetëm që Cruz ishte veshur me një fustan të stilistit John Galliano. As Bardem dhe as Cruz nuk kanë precedentë në martesa ndërsa bashkë njihen që prej 20 vjetësh kur ajo në moshën 16 vjecare debutoi në filmin “Luna” të Jamon Jamon.

Më pas ndoqën rrugë të vecanta dhe u ritakuan në vitin 2007 kur aktorja sapo ishte ndarë nga lidhja 6 vjecare me Nacho Cano. Cruz ka kaluar një histori të shkurtër edhe me Tom Cruise në vitin 2001 kur bashkë me të xhiroi filmin “Vanilla Sky”. Që prej asaj kohe, në krahun e saj janë fotografuar edhe Matthew McConaughey, Matt Damon, Nicolas Cage, Olivier Martinez e Orlando Bloom. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)