19 Prill 2024

Madonna mohon se rifilloi pirjen e duhanit

SHBA, 2 gusht - Zëdhënësi i Madonnas ka mohuar spekulimet se superylli i muzikës pop ka rifilluar pirjen e duhanit, pasi ishte zënë duke mbajtur në dorë një cigare, e cila sipas zëdhënësit ishte pjesë e filmit të saj.

Mbretëresha e muzikës pop ka filluar punën si regjisore në filmin \"W.E\", film për të cilin ajo ka udhëtuar edhe në Francë për të xhiruar disa skena të filmit në fjalë.

Ajo ishte zënë duke mbajtur një cigare dhe një llambë në dorë, duke zgjuar kështu spekulime se ajo ka filluar që përsëri të pijë duhan.

Por, një nga zëdhënësit e Madonnas ka mohuar se këto thashetheme janë të vërteta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)