29 Mars 2024

Madonna kërkon rikthimin në Britani

SHBA, 12 tetor - Madonna planifikon një rikthim në Britaninë e Madhe nga ku u largua në vitin 2008 pas divorcit me ish bashkëshortin, Guy Ritchie.

“I pëlqen SHBA-ja por zemra e saj është në Angli. Është e fokusuar në punët që do ta cojnë në Britani”, shprehet një burim. Tashmë që këngëtarja nuk ka një pasaportë angleze pas ndarjes nga Ritchie, duhet të rinisë procedurat ligjore dhe për këtë ka kontaktuar me zyrën ligjore në ishull, “Mischon de Reya”.

Gjithashtu, djali Rocco mund të jetojë në Britani pasi ai është lindur nga lidhja me Ritchie, por Lourdes, David Banda dhe Mercy James duket të kalojnë procedurat ligjore.

Madonna nuk është i vetmi yll që planifikon të jetojë në Britani pasi këtë dëshirë e ka shprehur edhe Lady Gaga, e cila po kërkon të blejë në kështjellë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)