06 Dhjetor 2022

Lumbardhi prezanton programin ‘Nën Qiell të hapur’

Prizren, 1 qershor - Lumbardhi prezanton ‘Nën qiell të hapur’, një program i larmishëm me ngjarje publike që do të zënë vend në kinemanë e hapur prej 1 qershor deri më 19 shtator, në përputhje me masat e distancimit.

‘Nën qiell të hapur’ sjellë në ekranin e madh të Kino Bahçes programin "KINO", që përbëhet nga gjashtë programe të filmit, përfshirë një retrospektivë të Chris Marker, përzgjedhje nga kolektivi Habibi dhe shfaqje speciale çdo të mërkurë dhe të diele.

Paralelisht rikthehet programi muzikor "Variacionet e dëgjimit" me dy formate të reja të performancave të drejtpërdrejta, "Albumet Pandemike" dhe "Muzgu zanor" si dhe me ripërtritjen e "Tingujt në lëvizje" dhe "Sës-Mës”, që u prezantuan në vitin 2020.

Sezoni i radhës shënon edhe hapjen e dy ekspozitave dhe publikimin e botimeve të realizuara nga projektet kërkimore Kinofigurimi dhe Formimi i Kombit, si dhe prezantimin e punëve të artistëve të angazhuar në programin bashkëpunues QARK.

Programi poashtu ndërvepron me festivalet dhe ngjarjet që ndodhin në atë kohë në Prizren, ndërsa forcon bashkëpunimet me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, si DokuFest, Autostrada Biennale, Filharmonia e Kosovës, Protocinema, Qendra Multimedia dhe DAM Fest, për të përmendur disa.

Sivjet programit i shtohet edhe komponenti i ri edukativ që synon t’i interpretojë programet ekzistuese duke krijuar formate pjesëmarrëse e tërheqëse për të rinjë.

‘Nën qiell të hapur’ fillon me 1 qershor, me një ndërthurrje dhe përzgjedhje të kujdesshme të filmave, muzikës, punëtorive, performancave, koncerteve, botimeve dhe bisedave, që synojnë ta rigjallërojnë jetën kulturore e shoqërore të pezulluar nga pandemia.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)