06 Dhjetor 2022

Lumbardhi krijon hapësirë të re për prezantimin e kërkimeve dhe programeve

Prishtinë, 15 dhjetor - Lumbardhi sjellë Bllogun, platformë online për kërkimet dhe programet e Lumbardhit.

Bllogu synon zgjerimin e kërkimeve aktuale, duke gjeneruar diskutim dhe formësuar veten përmes kontributit te hulumtuesve, bashkëpunëtorëve dhe lexuesve.

Përqëndrimi i Fondacionit Lumbardhi gjatë dy viteve të fundit ka qenë në riorientimin programor që ka për bazë punën kërkimore dhe arkivimin e njohurive të gjetura.

Përkundër planeve për realizimin dhe shpalosjen e kërkimeveme në forma eksperimentale në hapësirën e Kino Lumbardhit, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të publikut, kushtëzimet e shkaktuara nga pandemia e kanë riformatizuar mënyrën e ndarjes së këtyre kërkimeve në sferë digjitale.

Bllogu lansohet me tri linja kryesore: ‘Formimi i Kombit’, një studim lidhur me formimin e identitetit nacional turk gjatë Jugosllavisë socialiste,  ‘Kinofigurimi’, kërkim mbi historinë e kinemasë në Kosovë dhe në regjion gjatë periudhës së modernizimit, ‘Ditari i dëgjimit’ që prezanton kultura të ndryshme muzikore dhe lista muzikore të kuruara enkas për një publik të kufizuar të Lumbardhit gjatë verës që lam pas, për t'u pasuruar me tutje me programe dhe kërkime të tjera që do të shpallen ndërkohë.

Publikimet e Bllogut do të ofrohen paralelisht në tri gjuhë: në gjuhën shqipe, turke dhe angleze.

Realizimi i Bllogut është përkrahë nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Instituti Goethe dhe partnerë të tjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)