06 Dhjetor 2022

Lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga të gjithë akterët e shoqërisë

Prizren, 9 dhjetor - Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, EC Ma Ndryshe ka realizuar një performancë publike në Prizren, në kuadër të cilës janë përcjellë porosi ndërgjegjësuese kundër këtij krimi të rëndë.

Në Sheshin e Lidhjes janë ekspozuar disa karikatura lidhur me këtë temë*, ndërkohë që qytetarët kanë pasur rastin që t’i shkruajnë porositë e tyre për institucionet e ndryshme në kartolinat përkatëse.

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit shënohet me 9 dhjetor, si përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin publik kundër korrupsionit, duke qenë se korrupsioni dëmton zhvillimin social dhe ekonomik.

Sipas Raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, “korrupsioni është i përhapur dhe mbetet një çështje shqetësuese serioze” dhe se “ekziston një nevojë për një vullnet të fortë politik për të adresuar në mënyrë efektive çështjet e korrupsionit, si dhe një përgjigje të fortë të drejtësisë penale ndaj korrupsionit të nivelit të lartë”.

Ndërkaq Raporti për të drejtat e njeriut në Kosovë për vitin 2019 i Departamentit të Shtetit, i publikuar në mars të këtij viti ka vënë në pah se: “Ligji parashikon dënime penale për korrupsion ndaj zyrtarëve, por Qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive.

Zyrtarët nganjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit i kontribuuan këtij problemi. Rastet e korrupsionit shpesh i nënshtroheshin apelimit të përsëritur dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte parashkrimin e rasteve pa i gjykuar ato”.

Duke qenë se institucione të korruptuara dhe jo transparente dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve, sikurse edhe zhvillimin ekonomik, lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë menjëherë dhe nga të gjithë akterët e shoqërisë.

Bazuar në të dhënat e Prokurorisë Themelore të Prizrenit (që mbulon komunat Prizren, Suharekë dhe Dragash) gjatë periudhës janar – nëntor 2020 janë pranuar gjithsej 79 kallëzime penale dhe informata, kundër 142 personave, për veprat penale që ndërlidhen me Korrupsionin. Prej tyre, gjatë periudhës së cekur, me aktakuza kanë përfunduar 12 kallëzime kundër 15 personave.

Aktakuzat janë ngritë për veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare; dhënia e ryshfetit dhe për veprën penale falsifikimi i dokumentit zyrtar.

Ndërsa Gjykata Themelore e Prizrenit ka njoftuar se në periudhën janar-tetor 2020 lidhur me veprat penale të korrupsioni ka pasur gjithsejtë 40 lëndë në punë (prej të cilave 28 të trashëguara), ku 14 prej tyre janë zgjidhur dhe 26 kanë mbetur në punë si të pazgjidhura.

Përcjellja e mesazheve sensibilizuese përmes këtyre imazheve bëhet me qëllim të shënimit të ditës botërore kundër korrupsionit dhe organizohet në kuadër të projektit ''Rritja e qasjes në drejtësi në nivel komunal" me mbështetje të YIHR KS, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (INL) dhe implementuar nga EC Ma Ndryshe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)