16 Prill 2024

Lady Gaga më “Telephone” më e klikuara në Youtube

SHBA, 17 mars - Lady Gaga vendos rekorde të reja në internet. Videoklipi më i ri i mega yllit Gaga, për këngën ‘Telephone’, në të cilën paraqitet edhe Beyonce, në vetëm 12 orë është shikuar nga më shumë se 500 mijë fansa.

Klipi nëntë minutash, i cili është xhiruar në stilin e filmit sensacional, njëherit edhe vazhdimi i klipit ‘Paparazzi’, premierën e ka pas në internet të premten më 12 mars, dhe pas vetëm 12 orë të shfaqjes, klipi ka fituar gjysmë milion klikime.

Gjatë vikendit, ky numër ka arrit në 15 milion! ‘Telephone’ është single më i ri nga Lady Gaga nga albumi i saj i fundit ‘The Fame Monster’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)