20 Prill 2024

Lady Gaga aktore hit në internet

SHBA, 13 tetor - Lady Gaga ka arritur që të nxjerrë edhe një video hit në internet, pasi debutimi i saj si aktore në "The Sopranos", kur ajo ishte vetëm 15 vjeçare, u paraqit online.

Krijuesja e hitit "Bad Romance", e cila është fare pranë arritjes së një miliardë shikimeve nëpër videot e saj, duket të ketë testuar aftësitë e saj si aktore në një prej serive më të shikuara, kur ajo ishte vetëm një adoleshente.

Episodi i cili u transmetua në vitin 2001, e shfaq yllin e pop muzikës me flokë të zeza, duke luajtur rolin e një shoqeje të klasës së djalit të Tony Sopranos, A.J.

Ky klip tani është shfaqur në internet dhe është duke i dhënë impakt të veçantë dominimit të Gagas në botën virtuale, më saktësisht në Youtube.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)