19 Prill 2024

Kutcher: Nuk do ta festojmë Shën Valentinin

SHBA, 14 shkurt - Çifti i Hollywoodit, Ashton Kutcher dhe Demi Moore, nuk do ta festojnë Ditën e Shën Valentinit.

Aktori 32-vjeçar, i cili luan rolin e luleshitësit në filmin e fundit "Valentine's Day", ka thënë se ai dhe gruaja e tij nuk do ta festojnë ditën e të dashuruarve pasi janë tepër të ngarkuar me punë bamirësie.

"Vërtet nuk e festojmë Ditën e Valentinit. Demi dhe unë kemi vendosur se mënyra më e mirë do të ishte të ndajmë dashurinë me njerëzit tjerë. Kemi krijuar një fondacion të quajtur DNA Foundation për të ndihmuar viktimat e trafikimit", ka thënë aktori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)