19 Mars 2024

Kremtohet Festa kombëtare franceze në Kosovë

Prishtinë, 14 korrik - Me rastin e Festës kombëtare Franceze, Ambasada e Francës në Kosovë do të organizojë një pritje në Kino Armata në Prishtinë.

Kremtimi i Festës kombëtare do të fillojë me një koncert nga Prishtina Brass Band, i hapur për të gjithë.

Ai do të përfundojë me “fishekzjarre” kinematografike, me shfaqjen e filmit "La Reine Blanche" nga Jean-Loup Hubert.

Festa Kombëtare Franceze është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: kryengritjen popullore dhe marrjen e Bastillës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez; dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të marrjes së Bastilit.

14 korrik, çdo vit ka një sukses të madh, me paradën e saj ushtarake në Champs-Elysees me ballo  dhe fishekzjarre kudo në Francë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)