04 Shkurt 2023

Kori Siparantum do të udhëtojë për në Kroaci

Prishtinë, 14 tetor - Pas një pauze pandemike ku ishte pjesëmarrës në shumë festival të shteteve të Europës, me 16 tetor, Kori Siparantum do të udhëtojë për në Kroaci.

Atje do të jetë  pjesë e garës ndërkombëtare të muzikës korale XII. International Choir Competition “The Golen Lime of Tuhelj” - Kroaci.

Siparantum do të përfaqëson Republikën e Kosovës për herë të parë në këtë festival.

Përpos shtetit tonë, në këtë festival garues do të jenë edhe kore nga Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja. Kori Siparantum do të paraqitet me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe botëror.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)