21 Tetor 2021

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët për anulimin e festivalit Mish Mish

Gjilan, 20 gusht – Komuna e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët se festivali Mish Mish, i planifikuar të mbahej më 21 gusht 2021, në sheshin Agim Ramadanin në Gjilan, si pjesë përmbyllëse e kalendarit për mërgimtarët, anulohet për shkak të urdhresës së qeverisë së Kosovës, e cila ka ndaluar të gjitha dasmat, ahengjet dhe organizimet tjera publike me grumbullim të njerëzve, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Prandaj, Komuna e Gjilani njofton të gjithë qytetarët, se për shkak të masave të reja që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, festivali shtyhet për një datë tjetër kur do të jetë i lejuar organizimi i tillë, pas përmirësimit të situatës së përgjithshme me pandeminë globale COVID-19.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur këtë njoftim në konferencën me gazetarë që e kishte pas takimit në Qendrën Operative Emergjente, prej ku edhe ka njoftuar për respektimin e urdhresës së qeverisë dhe shtyrjen e festivalit që u dedikohej përcjelljes së mërgimtarëve.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)