06 Dhjetor 2022

KOMF hap fushatën “Komuna ime, e drejta ime sociale”

Prishtinë, 12 tetor - Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF hap sot fushatën nacionale “Komuna ime, e drejta ime sociale”, e cila ka për qëllim vetëdijesimin e mëtejshëm dhe mobilizimin e vendimmarrësve për ndërhyrje emergjente në sigurimin e shërbimeve sociale për qytetarët në nevojë, gjendja e të cilëve është rënduar edhe më tepër si pasojë e pandemisë Covid–19.

Gjatë muajit Qershor 2020, KOMF ka publikuar Raportin e Monitorimit ku ka pasqyruar gjendjen tejet të rënduar të shërbimeve sociale në vend.

Në mungesë të financimit të qëndrueshëm, shumë shërbime sociale janë mbyllur tashmë apo janë në prag të mbylljes. Për pasojë shumë fëmijë dhe qytetarë të cenueshëm po mbesin pa shërbimet e domosdoshme për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.

Përmes kësaj fushate, KOMF synon të përçojë rekomandimet e raportit të monitorimit drejt vendimmarrësve dhe institucioneve me qëllim vendosjen prioritet dhe investimin në zhvillimin e shërbimeve sociale.

KOMF konsideron se përballja me pandeminë Covid–19 vërteton edhe më shumë nevojën për ndërhyrje emergjente në ofrimin e shërbimeve sociale për qytetarët në nevojë për shërbime sociale.

Përmes kësaj fushate, akterët kryesorë të përfshirë në sigurimin e mirëqenies së qytetarëve, do të përçojnë mesazhe rreth prioriteteve dhe punës së tyre për sigurimin e shërbimeve sociale dhe familjare.

Gjithashtu, përfaqësues nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, përmes mesazheve që kanë për qëllim mobilizimin e vendimmarrësve për investimin në shërbime sociale.

Pjesë e fushatës virtuale që do të realizohet përmes rrjeteve sociale do të jenë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, kryetarët e komunave, përfaqësues nga shoqëria civile si dhe përfaqësues të agjencive ndërkombëtare në Kosovë.

Me qëllim të rritjes së vëmendjes së institucioneve për ndërhyrje emergjente në ofrimin e shërbimeve për qytetarët në nevojë si dhe ngritjes së vetëdijes për publikun e gjerë mbi rëndësinë e mirëqenies sociale, KOMF ka vendosur përballë ndërtesës së qeverisë, një simbol që paraqet përgjegjësinë dhe detyrimin institucional për sigurim të mirëqenies sociale për të gjithë.

Po ashtu, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve sociale, KOMF është duke mbështetur hartimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale.

Prandaj, krahas fushatës virtuale, përgjatë gjithë kësaj jave, KOMF do mbajë konsultime me shoqërinë civile, Qendrat për Punë Sociale, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues nga komunat, etj, për t’i dhënë zë pikëpamjeve të shoqërisë civile, institucioneve dhe grupeve të interesit gjatë hartimit të Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosove dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, si dhe projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)