28 Mars 2024

Kolumbi, përleshje në koncertin e "Metallica"-s

Bogota, 14 mars - Një nga ngjarjet më të gëzueshme artistike në Kolumbi ka degjeneruar në një arenë përleshjesh. Jashtë sallës ku është mbajtur koncerti recital i grupit legjendar "Metallica", shumë fansa kanë mbetur të zemëruar për faktin e thjeshtë se nuk kanë arritur që të pajisen me biletë për të pasur mundësinë që të shijojnë një shfaqje të drejtpërdrejtë nga yjet e tyre të hard rrokut.

Fansat e irrituar kanë tentuar që të thyejnë barrierën që ishte vendosur jashtë sallës së koncertit, por ky akt ka shkaktuar plagosjen e 8 personave. Sipas raportimeve në mes të të plagosurve ishin edhe 4 policë. Ndërsa policia e kryeqytetit kolumbian Bogota ka pohuar se ka kryer arrestimin e 160 personave të cilët ishin disa nga shkaktarët e kësaj trazire.

Siç raportohet nga organizatorët e koncertit, në këtë shfaqje muzikore mbi 30 mijë persona kanë arritur që të shohin yjet e grupit "Metallica".

Një nga zyrtarët më të lartë të policisë së Bogotas pohoi se fansat e zemëruar të cilët nuk kishin arritur që të pajisur me biletë, kishin filluar që të shkatërronin dhe të dhunonin mjedise të ndryshme publike. Por pavarsisht incidenteve të ashpra jashtë sallës së improvizuar për grupin "Metalica", koncerti është zhvilluar normalisht.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)