30 Shtator 2022

Kidman trajtim për mbrojtjen e lëkurës

SHBA, 6 qershor - Nicole Kidman, në dallim nga aktorët e tjera, është duke iu shmangur rrezeve të diellit.

Burimet thonë se aktorja me lëkurë të njomë - e cila është duke xhiruar skena të filmit "Just Go With It", në rrezet tropike të Maui në Hawaii - është duke bërë përpjekje për të siguruar më mirë lëkurën nga djegia, ndërkohë thuhet se ajo është duke përdorur edhe një krem shumë të fortë kundër rrezeve të diellit.

"Nicole nuk është nxirë edhe pse puna në diellin e nxehtë të Hawait ka qenë një sfidë për të", ka thënë një burim nga skuadra e xhirimeve të filmit.

"Megjithatë, për të ky është një sport i mirë edhe pse edhe regjisori i ka kërkuar që ajo t'i shmanget sa më shumë diellit. Fytyra e saj është bukuria dhe për këtë ajo e mbron atë,"- u shpreh burimi. Kidman në fillim të vitit 2007 u shpreh se kishte frikë nga kanceri i lëkurës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30