28 Mars 2024

Kidman dhe Urban blejnë shtëpi në New York

New York, 14 gusht - Aktorja e Hollywoodit, Nicole Kidman, dhe burri i saj, ylli i muzikës country Keith Urban, i kanë zgjeruar pronat e tyre të patundshmërisë, pasi dyshja ka blerë një apartament të ri në New York në vlerën e 10 milionë dollarëve.

Yjet, të cilët lëvizin në mes të shtëpive në Nashville, Tennessee dhe vendlindjes së tyre, Australi, kanë blerë shtëpinë me tre dhoma fjetje, me tre banjë në një ndërtesë luksoze në pjesën Chelsea të Manhattan, shkruan New York Post.

Apartamenti, që vlerësohet rreth 12.5 milionë dollarë, po ashtu ka pamje nga lumi Hudson nga dy ballkone. Dyshja do të kenë edhe yje të famshme në afërsi, pasi disenjatori Domenico Dolce nga marka \"Dolce & Gabbana\" jeton në të njëjtën ndërtesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)