04 Tetor 2022

KFOS publikon librin e ri ‘Local and international determinants of Kosovo’s statehood'

Prishtinë, 29 janar - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka paraqitur vëllimin e redaktuar:. ‘Local and international determinants of Kosovo’s statehood: Volume II’ (Përcaktuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të shtetësisë së Kosovës – Vëllimi II)

Redaktuar nga Ioannis Armakolas, Agon Demjaha, Arolda Elbasani dhe Stephanie Schwandner-Sievers, ky vëllim është vazhdim i koleksionit të suksesshëm të mëparshëm që përqëndrohet në disa nga pyetjet më të nxehta dhe më sfiduese të politikës së brendshme dhe të jashtme me të cilat përballet Kosova.

Ky libër është i treti në serinë e rezultateve thelbësore të hulumtimit të projektit të KFOS-it të titulluar "Ndërtimi i njohurive për Kosovën", i cili filloi në vitin 2016 dhe që atëherë u shndërrua në projekt-rrjetin kryesor të Fondacionit që njihet si "Kosovo Research and Analysis Fellowship (KRAF)" .

Ky libër i ri vazhdon përpjekjen për të dhënë kontribut si në analizën shkencore ashtu edhe në të menduarit e politikave mbi ndikimet e brendshme dhe të jashtme dhe përcaktuesit e shtetësisë së Kosovës. Libri është i ndarë në tri pjesë që së bashku mbulojnë një gamë të gjerë fushash politike.

Autorë: Luke Bacigalupo, Donjetë Murati, Stephanie Schwandner-Sievers, Juan Manuel Montoro, Julianne Funk, Meris Musanovic, José Carpintero Molina, Liljana Cvetanovska, George Kyris, Gentiola Madhi, Svjetlana Ramic Marković, Boshko Stankovski, Donika Emini.

Pjesa e parë përqendrohet në kulturë, trashëgimi dhe reprezentime. Kapitujt e kësaj pjese shtjellojnë aspekte të ndryshme të kulturës dhe trashëgimisë dhe – në një kuptim më të gjerë – identitetin dhe reprezentimet e vetes dhe tjetrit në Kosovën bashkëkohore.

Pjesa e dytë përqendrohet në çështjet e zbatimit dhe interpretimit vendor të normave, rregullave dhe politikave ndërkombëtare.

Kapitujt e kësaj pjese shtjellojnë politikën komplekse të reformës së brendshme dhe sfidat e qenësishme për bartjen dhe mëvetësimin e politikave dhe kornizave institucionale të preferuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Pjesa e tretë përqendrohet në marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Kapitujt në këtë pjesë shtjellojnë paqartësitë e prodhuara nga fakti se shtetet anëtare të BE-së ende nuk kanë qëndrim të unifikuar në lidhje me çështjen e pavarësisë së Kosovës, ku pesë anëtarët e saj në shkallë të ndryshme krijojnë pengesa karshi shpresave të Prishtinës për integrim evropian.

Në të njëjtën kohë, kapitujt shtjellojnë sfidat që rezultojnë nga rënia e besueshmërisë karshi BE-së për shkak të dështimit të saj për të përmbushur premtimet ndaj Kosovës, por edhe si rezultat i dobësimit të përgjithshëm të perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ=së, ora 13:30)