19 Prill 2024

Këshilli Rinor Kosovar përmbyllë projektin “Mos supozo nevojat e mia”

Prishtinë, 21 dhjetor - Këshilli Rinor Kosovar përmbyllë projektin “Mos supozo nevojat e mia”, me shumë të arritura e produkte të dala në ndihmë të gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në edukimin fillor - cikli i lartë në Kosovë.

Projekti “Mos supozo nevojat e mia” është zhvilluar me qëllim të identifikimit të nevojave edukative të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin fillor në Kosovë dhe të adresimit të tyre në institucionet përkatëse për të mundësuar gjithëpërfshirje arsimore.

Kjo ngjarje evidenton të gjitha të arriturat e projektit, diskutimin me akterë të edukimit mbi temën në fjalë dhe për materialet e dala nga ky projekt që shërbejnë si lehtësues të procesit së gjithëpërfshirjes së fëmijëve në aktivitete shkollore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)