27 Janar 2023

Kënga e Shakirës për Kampionatin Botëror të Futbollit ngjall debate

Johanesburg, 10 maj - Ylli i muzikës latine Shakira, ka ngjallur debate në Afrikën e Jugut për këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit.  Mjaft njerëz kanë shprehur zhgënjimin e tyre që një këngëtare jo afrikanojugore është përzgjedhur për të kënduar këtë këngë, por për disa të tjerë kjo nuk përbën problem. Finalet e Botërorit të Futbollit do të zhvillohen në Afrikën e Jugurt, dhe ceremonia hapëse do të mbahet më 10 qershor në Soveto

Kënga e re quhet “Waka Waka”, që do të thotë “ Është koha për Afrikën”, u transmetua në disa stacione radioje ditë më parë dhe menjëhere shkaktoi reagime të ndryshme në Afrikën e Jugut, vendi organizator i Kupës së Botës në futboll. Pritet që kjo të jetë kënga zyrtare për këtë ngjarje, por sipas një drejtueseje të emisioneve radiofonike Xheni Kris Williams, mjaft njerëz kanë shprehur zhgënjim:

“  Më pëlqen që afrikanojugorët janë bashkuar si afrikanojugorë dhe thonë “ ne kemi talentet tona. Kjo kupë zhvillohet tek ne, dhe përse mos të përdorim talentet që kemi? Kështu e kuptoj unë zhgënjimin e tyre”.

Nëpër rrugët e Johanesburgut, reagimet kanë qenë të ndryshme. Disa e kanë kundërshtuar me forcë këtë këngë.

Të tjerë thonë se Kupa e Botës në futboll nuk është vetëm e Afrikës së Jugut. Afrika e Jugut e organizon dhe është vendi mikpritës dhe do t’ia përcjellë atë botës.

Kënga është bashkëpunim mes Shakirës dhe grupit Afrikano jugor “Freshlyground”. Është planifikuar që ajo të interpretohet në koncertin e hapjes së kampionatit Botëror të futbollit  në Soveto në 10 qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)