18 Gusht 2022

KCSF dhe USAID përmbyllin me sukses sesionet e Programit për Angazhim Qytetar

Prishtinë, 8 korrik - Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Misioni i USAID-it në Kosovë ka përmbyllur me sukses dialogun mbarëkombëtar me qytetarë në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar.

Nën moton “Bashkë Angazhohemi”, për të diskutuar mbi mundësitë e angazhimit dhe veprimeve të përbashkëta me qëllim të ndërtimit të komuniteteve më të forta dhe mjedise më të mira jetese, qytetarë që jetojnë në rajonin e Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, Gjilanit, Gjakovës dhe Ferizajt, u mblodhën bashkë me përfaqësuesit e tyre lokal, përfaqësuesit e bizneseve lokale, aktivistë të shoqërisë civile, e media lokale.

Drejtori Ekzekutiv i KCSF-së Taulant Hoxha, në disa prej këtyre takimeve kishte theksuar rolin që qytetarët kanë në komunitetin e tyre si pjesë e shoqërisë civile.

“Për një kohë të gjatë, shoqëria civile në Kosovë ka qenë një term i rezervuar për organizatat joqeveritare dhe projektet me një datë përfundimi, më shumë se sa për individët që janë pjesë e komunitetit tonë apo edhe ata që nuk shihen, por që mund të angazhohen dhe vetëm sa pasurojnë kolektivitetin tonë."

"Por nuk ka shoqëri civile pa njerëzit në komunitetet ku ne jetojmë: shkollat që formësojnë arsimin dhe jetën tonë publike, bizneset dhe punëtorët që fuqizojnë lagjet dhe qytetet tona, institucionet që mund të krijojnë një rrugë për të ardhmen tonë, dhe secili e secila, pra çdo qytetar, që dëshiron të tregojë se ka vlerë për të ofruar për shoqërinë”, tha Hoxha.

Programi për Angazhim Qytetar është një partneritet në mes të KCSF-së dhe USAID-it në Kosovë, me qëllim që t'i japë shoqërisë civile një kuptim më të plotë dhe t'i transformojë komunitetet në komunitete ku përkatësia është mundësi dhe jo barrierë.

Gjatë ngjarjeve lansuese të Programit për Angazhim Qytetar në rajonet e Kosovës, patëm rastin të komunikojmë me komunitetin në nivel lokal dhe të angazhohemi në një dialog rreth tri fushave kryesore tematike të programit: angazhimi i komunitetit, besimi ndërshoqëror, si dhe zgjerimi dhe mobilizimi i burimeve.

Nëpërmjet diskutimeve paralele jo formale, diskutuam me qytetarë, organizata vendore të shoqërisë civile, biznese, institucione qeveritare dhe media, se si t'u ofrojmë mundësi pjesëmarrësve të reflektojnë se si Programi për Angazhim Qytetar mund të jetë i dobishëm për ta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)