03 Tetor 2022

Katy Perry, femra më “hot” e 2010

SHBA, 13 maj - Revista prestigjoze “Maxim” ka bërë një renditje të 100 femrave më “hot” të 2010-ës. Sipas kësaj reviste, Katy Perry renditet e para ndër femrat e tjera të famshme si Megan Fox, Rihanna, Kim Kardashian, etj. Pas saj në listë renditen Brooklyn Decker dhe Zoe Saldana.

Katy Perry vlerësohet e para nga kjo revistë, ndërkohë që ajo ka shkëlqyer disa ditë me parë në një sfilatë mode me fustane. Ajo po përgatitet që të nxjerrë një hit të ri, me titull “California Gurls”.

1. Katy Perry
2. Brooklyn Decker
3. Zoe Saldana
4. Blake Lively
5. Megan Fox
6. Rihanna
7. Elisabetta Canalis
8. Olivia Munn
9. Kim Kardashian
10. Marisa Miller 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)