16 Gusht 2022

Katie Holmes përgatitet për fëmijën e dytë

SHBA, 1 mars - Aktorja Katie Holmes është “duke u përgatitur” për fëmijën e dytë të saj me aktorin Tom Cruise.

Sipas një raporti të gazetës “New York Post” dhe një kolumne të saj në faqe gjashte, ish aktorja e filmit “Dawson's Creek” është duke vizituar rregullisht qendrën e santologjistëve.

Holmes dhe Cruise janë përcjellës të këtij besimi shumë kontrovers.

Katie – e cila është shumë e dhënë pas vajzës së saj Suri (3) me aktorin e filmit “Top Gun” – kohëve të fundit ka promovuar filmin e saj të ri bashkë me Kelvin Kline, “The Extra Man” dhe dramën “The Romantics at Sundanes”, tani është kthyer në Hollywood për të kaluar disa kohë në Qendrën Shkencore të Hollywood'it.

Javën e kaluar Katie kaloi katër orë atje.

“Ajo ka bërë njëjtë sikurse kishte bërë më parë kur ishte shtatzënë me Suri”, ka thënë një burim.

“Tom nuk e ka fshehur faktin që dëshiron edhe një tjetër bebe. Madje ai kishte thënë se gruaja e tij ishte duke u parapërgatitur për këtë”.

Sajantologjistët besojnë se “shëndeti dhe mendja e shëndoshë e një fëmijë fillon para se ai të lind”, thuhet në ueb-faqen e tyre – ku po ashtu thuhet se nëna duhet të jetë e qetë para se të lind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)