24 Prill 2024

Jessica Alba planifikon të adoptojë një fëmijë

SHBA, 4 prill - Jessica Alba ka zbuluar se ajo planifikon të adoptojë fëmijë, shkruan revista "People".

Gjatë xhirimit të episodit të ardhshëm të "Extreme Makeover: Home Edition", aktorja ka thënë se ajo do të dëshironte të ketë një familje më të gjerë.

Alba ka thënë se ajo është inspiruar pasi ka ndihmuar një familje që kishte adoptuar 13 fëmijë, por ende jetonte në një rimorkio të vogël.

"Nëse ke dashuri dhe kapacitet dashurie për fëmijë, vetëm duhet të adoptoni. Dhe unë planifikoj ta bëj atë", ka thënë Alba.

Aktorja tashmë ka një fëmijë me burrin e saj Cash Warren, vajzën 21-muajshe Honor Marie. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)