19 Prill 2024

Jessica Alba do të luajë në filmin "Spy Kids 4"

Hollywood, 26 gusht - Aktorja e famshme amerikane Jessica Alba do të luajë në filmin familjar "Spy Kids 4"- ka bërë të ditur Hollywood Reporter.

Në tre filmat e mëparshëm rolin e prindërve spiunë e kanë luajtur Antonio Banderas dhe Carla Gugino, ndërsa në rolet e fëmijëve të tyre kanë luajtur akrorët Alex Vega dhe Daryl Sabara.

Robert Rodrigez, i cili ka realizuar regjinë e tre filmave të mëparshëm do ta bëjë edhe filmin e katërt, në teknikën 3D.

Alba do ta luajë nënën-spiune në pension. Aktorja bukuroshe merr një detyrë të re, ndërsa ende nuk është caktuar aktori që do të luajë bashkëshortin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)