28 Mars 2024

Jeremy Irons luftë ndaj varfërisë në botë

Londër, 16 maj - Aktori i njohur britanik Jeremy Irons ka filluar një fushatë për luftën ndaj urisë. Kjo fushatë sensibilizimi është sponzorizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

"Ngjarje po përkeqësohen gjithmonë e më keq,"- u shpreh aktori Jeremy Irons në lidhje fenomenin e varfërisë në planetin tonë. Aktori foli gjithashtu edhe në lidhje me një videomesazh i cili titullohet '1 billion hungry' (1 miliard njerëz të varfër).

"Ne duhet që të gjithë të jemi në gjendje që të përballojmë këtë situatë të pakëndshme. Kam me miliona njerëz të cilët vdesin parakohe nga mungesa e ushqimeve dhe ujit."- u shpreh aktori britanik.

"Të gjithë njerëzit duhet që të nxisin njëri-tjetrin në mënyrë që të gjithë të ndërgjegjësohen në lidhje me këtë kauzë kaq shumë humane."- pohoi Jeremy Irons.

Sllogani i fushatës së aktorit britanik është fjali "I'm mad as hell!" (Unë jam i nxehur si Ferri). Sllogani "I'm mad as hell!" është huazuar nga filmi me titull 'Network', prodhim i vitit 1976, me regjizor Sydney Lumet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)