29 Mars 2024

Jennifer Aniston xheloze për Bullock

SHBA, 24 shtator - Jennifer Aniston raportohet se është xheloze për Sandra Bullock për shkak se kjo e fundit ka menaxhuar karrierën si aktore pas divorcit nga burri i saj, Jesse James.

Ish-aktorja e serisë \"Friends\" mendon se Bullock ka gjithçka që i duhet në jetë.

\"Jen është shumë ziliqare në jetën dhe karrierën e Sandra. Jen urren faktin se jeta e saj private, veçanërisht divorci nga Brad Pitt, e la nën hije punën e saj filmike dhe televizive\".

\"Jen është e kënaqur që Sandra ka dalë më e fuqishme dhe më e popullarizuar se kurrë më parë, pas dështimit të martesës së saj. Në anën tjetër, pesë vite pas ndarjes, Jen ende po vuan\", ka thënë burimi për National Enquirer.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)