28 Mars 2024

Janet Jackson, premton realizimin e albumeve të tjera

SHBA, 2 prill - Këngëtarja e famshme Janet Jackson ka mohuar spekulimet se ajo po e braktis muzikën pop. Motra e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson theksoi se është dashuruar me muzikën, saqë nuk mund të heqë dot dorë kurrë prej saj.

Pas një pauze, këngëtarja e hitit \"Nasty\" bëri një rikthim në muzikë në vitin 2008, me albumin e saj të dhjetë, \"Discipline\", me të cilin u nis në turneun Rock Withchu, i cili u përcoll me disa probleme, siç ishte sëmundja e këngëtares, e cila e detyroi të anulonte shtatë koncerte në SHBA dhe Kanada, dhe gjithashtu të gjitha datat në Japoni.

Së fundmi është përfolur se Janet nuk po planifikon të realizojë këngë të reja dhe se do të përqendrojë karrierën e saj në aktrim, gjë që mohohet nga këngëtarja.

\"Lexova diku se nuk jam duke planifikuar të realizoj më albume, kjo nuk është e vërtetë. Më pëlqen kënga dhe performimi aq shumë, saqë nuk mund të heq dot dorë\", ka thënë Janet për \"USA Today\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)