20 Prill 2024

Janet Jackson joshet nga Chace Crawford

SHBA, 7 shkurt - Janet Jackson thotë se ajo joshet nga 'bukuria' e Chace Crawford dhe ka qenë e lumtur kur e ka takuar atë së fundi.

Krijuesja e hitit "All For You" është një fanse e madhe e aktorit 24-vjeçar dhe është emocionuar kur është njohur me yllin e serisë "Gossip Girl".

"Më pëlqen 'Gossip Girl'. Më pëlqejnë të gjithë aktorët aty. Dhe ishte e çuditshme pasi përfundova duke u takuar me Chace Crawford. Ai është aq i bukur.

Dhe gjëja më e veçantë te ai është se si person ai është edhe më i bukur. Kur e shihni atë në ekran ai është vërtet i pashëm, por pastaj e takoni si person", ka thënë Jackson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)