17 Gusht 2022

Hollywood, Mat Demon dhe Erik Bana, në filmin për UÇK

Hollywood, 5 mars - Aktorët e njohur të Hollywood-it, Matt Damon dhe Eric Bana kanë filluar të qarkullojnë sot si emra për të luajtur në filmin më të ri që ka për temë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Tema e këtij filmi bazohet në librin best-seller të Craig Jurisevic “Blood in My Hands”.

Sipas një burimi shumë të afërt me producentët e këtij filmi, Damon dhe Bana janë në konkurrencë për të marrë rolin kryesor, përderisa për këtë rol pretendent vazhdon të mbetet edhe aktori Sam Worthington, të cilin së fundmi e pamë në rolin kryesor të filmit “Avatar”. “Pas Sam edhe aktorët Matt Damon dhe Eric Bana janë në konkurrencë për të marrë rolin kryesor në këtë film”, tha ky burim i Express.

Damon është i njohur për rolin e tij në filmin “Good Will Hunting” i cili film mori edhe çmimin Oskar, ndërkaq Eric Bana (aktor me prindër kroat por shtetas australian) njihet për rolin e tij në filmin “Munich” dhe në filmin “Troja”. Ndryshe, sipas burimit, të gjithë aktorët kryesor përfshirë regjisorët dhe producentët, do të zgjidhen gjatë muajit mars dhe prill ku edhe do të detajohen më saktësisht projekti për këtë film, i cili ka zgjuar interesim të madh edhe për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse filmi realizohet atëherë ai do të jetë filmi i parë që flet për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për masakrat serbe në Kosovë.

Ende nuk ka ndonjë reagim të Qeverisë së Kosovës për këtë, pasi që ka thashetheme që lobi serbe bashkë më atë rus në SHBA, me iniciativë të Qeverisë serb, janë duke insistuar që filmi mos të realizohet. Dihet se lobi serb është i vendosur në Hollywood dhe për të thuhet së është shumë i fuqishëm në shtetin e Los Angeles.

Por, burimi thotë se gjërat tashmë janë të kryera dhe projekti është në fazën finale të përpunimit dhe realizimit të tij dhe këto lobe nuk mund të ndikojnë prodhimin e këtij filmi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)