28 Mars 2024

Hilton nuk është paguar nga manjati malajzian

SHBA, 30 korrik - Një zëdhënës i Paris Hilton ka mohuar që ajo është paguar një milion dollarë nga një miliarder malajzian, vetëm për të ndenjur disa orë me të, duke këmbëngulur se ata janë vetëm miq.

Trashëgimtarja e hoteleve ka qenë në kryeartikujt e gazetave javët e fundit, pasi është parë në St. Tropez të Francës me Jho Low dhe një grup të miqve të saj. Hilton është parë duke pirë shampanjë me manjatin Jho Low, duke zgjuar spekulime se ajo ka marrë një çek të majmë me të holla nga miliarderi.

\"Ata janë vetëm miq. Jho e ka ftuar Parisin dhe motrën e saj, Nickyn, në St.Tropez si miq që i ka. Ai nuk e ka paguar atë në asnjë mënyrë, edhe pse ai është tejet i përgjithshëm për këto gjëra\", theksoi zëdhënësi në fjalë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)