20 Prill 2024

Harry Potter, filmi i fundit thyhen rekordet

Hollywood, 24 nëntor - Filmi i fundit i sagës Harry Potter ka thyer pesë rekorde të box office britanik, bën të ditur Warner Bross.

Pjesa e parë e “Harry Potter dhe shenjtorët e vdekjes” mban rekordin për premierën 3-ditore dhe për numrin më të madh të biletave të shitura në një ditë të vetme.

Filmi ka mbledhur 18.3 milionë stërlina gjatë tre ditëve të fundit të javës që kaloi, përkatësisht 5.9 milionë të premten, 6.6 të shtunën dhe 5.7 të djelën.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga filmi “Quantum of Solace” i sagës së agjentit 007 dhe “Harry Potter dhe kupa e zjarrtë”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)