10 Gusht 2022

Hapet showroomi i brendit “Diba Celina” në Prizren

Prizren, 31 mars - Brendi “Diba Celina”, ka hapur showroomin e ri në Prizren. Në këtë shtëpi të modës, në të tria katet, prezantohen mbi 1 mijë fustane solemne dhe ekstravagante duke i përfshirë edhe vellot.

Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij showroomi, në të cilin morën pjesë mysafirë të shumtë, pronarja Diba Celina, ka theksuar se falë stafit punonjës, në të gjitha sektorët, ka sjellë kreacionet që janë në trend në mbarë botën e modës.

Ajo shpjegon se kreacionet “Diba Celina”, shiten edhe në shtete të ndryshme të Evropës dhe më gjërë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)