07 Shkurt 2023

Hapet ekspozita personale “Ngjyrat dhe Trajtat” e Adriana Nimani Kutllovci

Prishtinë, 21 dhjetor - Sot në Galerinë Qahili do të hapet ekspozita personale “Ngjyrat dhe Trajtat” e Adriana Nimani Kutllovci.

Kjo është ekspozita personale e saj e radhës me prodhimtari të suksesshme gjatë viteve të fundit.

Kompozicioni, vizatimi, ngjyra dhe ekspresioni manifestohen fuqimisht në opusin krijues të Adriana Nimani Kutllovcit – magjistres së artit dhe dizajneres në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Ato pashqyrohen në disa cikle themelore të saj: piktura në pëlhurë, piktura dixhitale, posteri artistik, grafika dixhitale dhe vizatimi.

Pikturat, që dominohen nga gamat sinjifikante koloristike, realizohen në forma poliptiku të pagëzuara me emërtime të veçanta.

Ato përbëhen nga dhjetëra kompozicione integrale që reflektojnë transliterime vizuale të rezonancave atraktive dhe të fuqishme koloristike.

Karakteristikë e përgjithshme e këtyre kompozicioneve sinjifikante është ndjeshmëria estetike e implementuar me një kulturë të theksuar figurative.

Atmosfera kompozicionale krijohet me kontrapunktin e nuancave të ndjeshme koloristike – nga e zeza ekstreme deri te e përhirëta e përmbajtur – me ritëm linjash dinamike, por edhe me ngjyrime pasteloze imponuese dhe me akcente vibruese të së kuqes fluoreshente, me tendencë të arritjes së të kuqes flakëruese onufriane. Sepse, një vepër arti që nuk fillon me emocione nuk është art.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri me 11 janar 2022.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)