10 Gusht 2022

Hapet edicioni i 22-të i Javës së Frankofonisë

Prishtinë, 13 mars - Ambasada e Francës në Republikën e Kosovës do të prezantoj edicionin e 22-të programit të Javës së Frankofonisë.

Ngjarjet e planifikuara për këtë rast organizohen në partneritet me Grupin e Ambasadave Frankofone në Kosovë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Aleancën Franceze të Prishtinës, dhe shumë partnerë të tjerë nga Kosova dhe Franca.

Pritja dhe hapja e Javës së Frankofonisë do të behët nga  Zonja Marie-Christine Butel, Ambasadore e Francës në Kosovë, dhe Thomas Kelly, Ambasador i Zvicrës në Kosovë,

Në emër të Grupit të Ambasadorëve Frengjishtfolës, Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe qeverisë  së tij, dhe do të pasohet nga një recital homazh për Lully, Rameau, Gounod...nga sopranoja Besa Llugiqi, shoqëruar me piano nga Misbah Kaçamaku, dhe në fund një koktej me këtë rast.

Kjo mbrëmje do të zhvillohet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Ndërsa nesër, aktivitetet për festimin e Frankofonisë do të zhvillohen në qytetin e Prizrenit, në Doku Kino dhe në Autostrada Hambar. Programi i pasur i këtij edicioni do të përbëhet nga aktivitete të ndryshme si: koncerte, filma, debate dhe disa konferenca, që për temë kryesore do të kenë: Kulturën, Arsimin, Shkencën, Diplomacinë Sportive, Inovacionin dhe projektet evropiane.

Në këtë edicion do të marrin pjesë mbi 20 folës, ekspertë nga Franca, Belgjika, Zvicra dhe vende të tjera frëngjishtfolëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)