15 Gusht 2022

HANDIKOS lanson video rreth shërbimeve që ofron QPS për fëmijët në nevojë

Prishtinë, 23 dhjetor - HANDIKOS sot ka lansuar videon informuese dhe promovuese të shërbimeve që ofron Qendra për Punë Sociale në Kosovë (QPS), e cila është institucion profesional dhe administrativ i nivelit komunal, kompetent për mbrojtjen e qytetarëve në nevojë sociale.

Kjo video mbi të gjitha ka për qëllim që të informojë komunitetin rreth shërbimeve që ofron QPS, specifikisht për fëmijët në nevojë, në rastet kur janë viktima të dhunës në familje, nuk vijojnë procesin mësimor etj.

Kjo u realizua në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale Prishtinë, në kuadër të projektit ‘’Promovimi i raportimit të dhunës në gjitha mjediset për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, i cili implementohet nga HANDIKOS, në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë dhe mbështetet nga SIDA Suedeze.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 gusht 2022  - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu  pret me ceremonitë më të larta shtetërore, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 9:15)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me organizatat jo qeveritare për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 11:00).

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret sot në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku më pas do të ketë prononcim për media në Zyrën e Kryetarit. (Gjilan, ora 15:00)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 15:45)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial  në Prekaz, ora 16:35)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit. (Pallati i Kulturës, "Hasan Prishtina", ora 19:30)