27 Janar 2023

Gjilani dhe Tirana nënshkruajnë marrëveshje binjakëzimi për shkollat e artit

Gjilan, 8 prill – Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, në 75 vjetorin e themelimit të Liceut Artistik “Jordan Misja”në Tiranë, së bashku me drejtorin e Liceut Artistik, Shkëlqim Sirika, kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes shkollave të arteve në Gjilan dhe Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Drejtori Gagica ka thënë se qëllim i këtij binjakëzimi është hapja e bashkëpunimit mes Gjilanit dhe Tiranës në fushën e artit dhe të organizimit të të ardhmen të kalendarit të përbashkët të aktiviteteve në aspektin profesional dhe akademik.

“Shkolla e Muzikës, shkolla e Artit Pamor “Adem Kastrati” Gjilan dhe Liceu Artistik nëTiranë së shpejti pritet të zhvillojnë  aktivitetet e para të përbashkëta mes këtyre institucioneve në kuadër të kësaj marrëveshje me qëllim të njohjes me planprogramet dhe strategjitë në rrafshin profesional dhe akademik. Besojmë fuqishëm që me përvojat e Liceut nga Tirana do përfitojmë shumë që gjatë të ardhmes në kuadër të planifikimeve tona të ndërtojmë plan të qartë për të ardhmen dhe orientimin profesional”, ka thënë Gagica.

Ai ka falënderuar kryetarin e Komunës Lutfi Haziri, që në vazhdimësi ka dhënë mbështetje për arsimin dhe njëkohësisht investimet e shumta që janë bërë në krijimin e kushteve moderne për artin në përgjithësi në Gjilan dhe prioritetet që ai ka vendosur për ngritjen e cilësisë në shkollat e artit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)