29 Mars 2024

Gibson: Do ndjek ndarjen e çmimeve Oskar, nudo

Hollywood, 7 mars - Mel Gibson raportohet se ka thënë se ai planifikon ta ndjekë para ekranit dhe tërësisht i zhveshur, ndarjen e nesërme të çmimeve Oskar.

Aktori i filmit \"Edge of Darkness\", i cili ka fituar dy çmime të Akademisë gjatë karrierës së tij, ka thënë se ai nuk do të jetë në këtë ngjarje, por ka gjetur mënyrën e tij për ta bërë më argëtuese atë.

\"Nuk do të vesh asgjë\", ka thënë Gibson i pyetur se nëse e ka zgjedhur kostumin për ceremoninë e të dielës.

\"Planifikoj të qëndroj para televizorit tim, mbase duke veshur kostumin e lindjes (lakuriq). Nuk do të jem në Oskar. Por, do të jem atje me shpirt. Por kam votuar. Do të jem ndoshta vitin e ardhshëm\", ka shtuar aktori.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)