03 Shkurt 2023

Ford ulë pagën shkaku i situatës ekonomike botërore

SHBA, 24 shkurt - Aktori i njohur me famë botërore Harrison Ford është i gatshëm të pranojë pagë më të ulët për punën e tij, pasi aktori është i vetëdijshëm se sa vështirë është të realizohet një film në momentet aktuale ekonomike të industrisë së filmit.

"Kjo është puna ime, dhe nuk kam punë tjetër. Ky është zanati im në të cilin unë kam shpenzuar dhe jam përkushtuar gjatë gjithë jetës sime. Për ta bërë këtë punë duhet të paguhem, përndryshe nuk jam i përgjegjshëm dhe nuk e vlerësoj se çfarë bëj për të jetuar", ka thënë aktori 67-vjeçar.

Ford ka pranuar se e ka ulur pagën duke kuptuar realitetet ekonomike për realizmin e filmave, siç është filmi i tij më i ri "Extraordinary Measures". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)