09 Gusht 2022

Flaka Xërxa Beqiri me punim shkencor rreth moderizmit Kosovar

Prishtinë 24 gusht - Pas disa ditësh në Tokio të Japonisë do të mbahet konferenca e 16 -të Ndërkombëtare e Docomomo Inernational.

Konferenca e parë kjo virtuale e Docomomo-s ka si temë "Qëndrueshmëria trashëgimore: Ndarja e vlerave të moderniteteve globale" dhe pjesë e prezentimeve të punimeve shkencore është edhe Flaka Xërxa Beqiri nga Docomomo_Kosova me punimin e saj të titulluar "Arkitektura Moderne e Kosovës, një Epiqendër e Arkitekturës Regjionale".  

Këtë vit Konferenca Ndërkombëtare Dokomomo 2020+1 mbahet në Tokio, ku  edhe zhvillohen Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2021, nën temën "Qëndrueshmëria e trashëgueshme: Ndarja e vlerave të moderniteteve globale".

Rreth 300 studiues dhe ekspertë nga 55 vende dhe rajone përreth botës do të mbajnë prezantime mbi arkitekturën dhe historinë moderne dhe bashkëkohore, si dhe ruajtjen, restaurimin dhe rinovimin e mjedisit, duke u përfshirë në një sërë diskutimesh në sesionet online (nëpërmjet Zoom).  

Ligjerata kryesore do të mbahen nga Kengo Kuma, i cili ishte i përfshirë thellë në hartimin e Stadiumit Kombëtar, vendi i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, dhe nga Fumihiko Maki, një nga figurë kryesore në arkitekturën moderne japoneze.

Të gjitha ligjeratat mund të ndiqen nëpërmjet internetit  (29 Gusht - 2 Shtator 2021).

SHËNIM: Flaka ka përfunduar studimet e doktoraturës me temë “Konstruimi i Ariktekturës Moderne në Kosovë 1970-80” pranë Universitetit të Ljubljanës, ka të publikuara disa punime shkencore mbi arkitekturën moderne dhe është pjesë e Univesitetit të Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)