06 Dhjetor 2022

“Flaka e Janarit” hyn në mbrojtje të shtetit

Gjilan, 26 tetor - Manifestimi kombëtar kulturor “Flaka e Janarit”, ngjarje tradicionale që organizohet në Gjilan, zyrtarisht sot ka marrë statusin e mbrojtjes së trashëgimisë shpirtërore kulturore. Kjo u realizua pasi Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar nga zëvendësministrja Valdete Bajrami, ia dorëzoi dosjen e manifestimit kryetarit të komunës, Lutfi Haziri.

Ministrja Dumoshi ka folur për rëndësinë e këtij manifestimi dhe ka vlerësuar që 29 manifestimet që janë mbajtur, nga viti në vit, “Flaka” ka pasur shumë avancime.

“Vitin e ardhshëm, së bashku festojmë 30 vjetorin, prandaj na obligon ta ruajmë, zhvillojmë dhe afirmojmë edhe në përmasa ndërkombëtare, si të veçantë meqë nderon figurat më të ndritshme të kulturës dhe të kombit”, u shpreh ndër të tjera ministrja Dumoshi, duke potencuar faktin se më parë ky manifestim është organizuar nën përkujdesjen e komunës, kurse tani e tutje do te jemi së bashku, por gjithsesi dhe me të tjera institucione të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

“E vlerësoj manifestimin Flaka e Janarit, sepse nga fillimi i është përmbajtur skenës programore, duke  respektuar katër shtyllat respektivisht katër veprimtari komplekse si: Arti Pamor, Arti Skenik, Arti Letrar, dhe Arti Muzikor, shtylla këto që identifikohen me veprimtarinë krijuese të Jusuf Gërvallës, kurse vet manifestimi nis rrugëtimin ne përvjetorin e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka me aktivitete te mbajtura në Breslac, Gjilan dhe Perlepnice”, sqaroi tutje ministjra Dumoshi, duke u shprehur se ky manifestim, veç tjerash ka nderuar shume krijues, edhe shume të tjerë që priten të nderohen në vitet në vazhdim.

Ministrja Dumoshi premtoi se ky manifestim do të përkrahet nga MKRS-ja pasi që, si organizim “Flaka e Janarit” mundëson pjesëmarrjen e artistëve kulmor të kombit dhe afirmon kulturën e vlerat tona.

Ndërkaq, kryetari Haziri e falënderoi ministren dhe MKRS-në për këtë vendim për ta futur në mbrojtje manifestimin e “Flakës” duke i dhënë peshë, vlerësim e rëndësi këtij organizimi. “Kjo është mirënjohja më e madhe që i jepet Gjilanit, duke shtuar se rangohet me mirënjohjen që Parlamenti Europian ia ka dhënë me epitetin “Qytet i Paqes” dhe në rrafshin e mirënjohjes kolektive të Presidencës së Kosovës si “Qytet i Lirisë”. Për 30 vjet, burra e gra në Gjilan, në ditët më të vështira dhe në ditë të mira, janë gjunjëzuar para veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët i kanë dhënë këtij vendi ditën e bardhë të lirisë. Janari kudo është ‘muaj i vdekur’, vetëm ne bëjmë përjashtim sepse më 11 janar, në ditën e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, fillojmë me këtë manifestim dhe i përfundojmë aktivitetet më 31 janar, në nderim të të rënëve përmes vlerave kulturore’, ka thënë Haziri.

Manifestimi kombëtar i kulturës “Flaka e Janarit”, u themelua dhe nisi rrugëtimin me 18.01.1992, në 10 vjetorin e shënimit  të rrënjës së heronjve të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Konsiderohet një organizim ndër më unikët dhe i vetmi i këtij lloji në trevat e Ballkanit. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)