04 Shkurt 2023

Film për Kurt Cobain

Hollywood, 21 shkurt - Duket se më në fund do të jetësohet ideja për realizimin e një filmi mbi jetën e frontmenit tragjik të "Nirvanas", Kurt Cobain.

Projekti filmik ishte planifikuar të realizohej në vitin 2007, mirëpo për arsye të ndryshme u ndërpre shkrimi i skenarit i filluar nga David Benioff, i bazuar në biografinë e shkruar nga Charles R. Cross, "Heavier Than Heaven".

Ndërsa tani, regjisori Oren Moverman ka marrë përsipër që ta shkruajë skenarin për filmin për njërin nga legjendarët më të mëdhenj të muzikës rok, derisa e veja e tij, Courtney Love, do të jetë producente ekzekutive e filmit.

Kurt Cobain i dha fund jetës së tij në vitin 1994 kur ishte në kulmin e karrierës muzikore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)