18 Prill 2024

Film dokumentar për Celine Dion

Toronto, 18 shkurt - Fansat e këngëtares së famshme kanadeze Celine Dion do të kenë mundësinë që ta njohin më mirë idhullin e tyre me anë të një filmi dokumentari i cili flet për jetën e legjendës së këngëve romantike. Titulli i këtij filmi dokumentar është "Celine: Through the Eyes of the World" ose Celine Dion, në sytë e botës.

"Arsyeja se përse kërkova që të bëhej një filmi dokumentar për jetën time është që të falenderoj fansat që erdhën tek koncerti im i parë dhe njerëzit e mi që më kanë mbështetur përherë. Jam një njeri me shumë fat."- u shpreh këngëtarja kanadeze.

Në shumë sekuenca të këtij filmi tregohen shumë aspektet të jetës dhe karrierës së gjatë të këngëtares Celion Dion. Në këtë film dokumentar pritet që të paraqiten momente nga kuintat gjatë koncerteve recital të këngëtares kanadeze.

Gjithashtu në këtë dokumentar do të paraqiten filmime ekzkluzive nga jeta e përditshme e këngëtares Celion Dion së bashku me familjarët e saj. Gjithashtu në këtë prodhim dokumentar do të jepen edhe disa nga momente nga regjistrimet që janë bërë në kohën kur krijoheshin superhite të këngëtares Celine Dion.

Dion ka njoftuar se kohët e fundit ajo do të ndërmarrë një tur koncertesh recital në shtetet e Las Vegas apo në rezortet fantastike të Miamit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)