07 Shkurt 2023

Festivali Hasi Jehon, propozohet të merr statusin në Mbrojtje të Përhershme

Prizren, 26 nëntor - Me rastin 45 vjetorit të themelimit të Festivalit folklorik “Hasi Jehon” Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në bashkëpunim me organizatorët e këtij festivali, kanë përgatitur formularin dhe propozimin pran Komisionit profesional shqyrtues për përfshirje në listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme në kategorinë e trashëgimisë shpirtërore.

Manifestimi kombëtar i kulturës Festivali Folklorik “Hasi Jehon”, si manifestim i përshpirtshëm kulturor, në skenën e festivalit sjell vlerat më autentike të trashëgimisë shpirtërore, është unik, më i vjetri dhe më i organizuari në veprimtarinë e këtij lloji në trevat e Ballkanit

Është themeluar në shtator të vitit 1976, nga SHKA “Malësori” dhe rinia e fshatit Gjonaj. Ka nisur veprimtarinë e vet me SHKA, grupet artistike të shkollave të Hasit, rapsodë, lojtarë të lojërave popullore, instrumentistë popullor, me veshje unike kombëtare, për të arritur pas luftës në organizimin më të konsoliduar të kulturës e trashëgimisë në nivel kombëtar.

Festivali Folklorik “ Hasi Jehon”  bazohet në disa shtylla të veprimtarisë së vet dhe ato kanë bazë dhe ekskluzivetet, trashëgiminë shpirtërore por që identifikohet me folklor burimor, vallet, këngët, lojërat, doket dhe zakonet e mbarë trevave shqiptare.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha, thotë se vlerat përfaqësuese të këtij festivali, na obligojnë ta ruajmë, ta kultivojmë, ta zhvillojmë dhe ta afirmojmë edhe në përmasa ndërkombëtare, si festival ndër më të veçantit, i cili përmes vlerave të kulturës e të trashëgimisë, qet në pah vlerat tona kombëtare, me të cilat identifikohemi si komb, si popull me traditë dhe trashëgimi të pasur e të pa kontestuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)